Ancelotti e preferon Alaban

Futboll

Ancelotti e preferon Alaban

Më: 29 gusht 2021 Në ora: 11:08
Ancelotti e preferon Alaban

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka thënë se ai e pëlqen David Alaba më shumë si qendërmbrojtës

Austriaku, një ardhje e re këtë verë, është përdorur gjithashtu në pjesën e majtë të mbrojtjes nga italiani dhe mund të luajë edhe në mesfushë.

I pyetur se ku i pëlqen më shumë Alaba, Ancelotti u përgjigj “në qendër të mbrojtjes”.

Trajneri i Real Madridit ishte i kënaqur në përgjithësi me fitoren, ndërsa tha se ka hapësirë për përmirësim në performancë. Sipas tij, nuk ishte një shfaqje e cilësisë së mirë, por të largohesh nga Benito Villamarin me tre pikë ia vlen të festosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat