Kush e mori numrin 10?

Futboll

Kush e mori numrin 10?

Më: 29 gusht 2021 Në ora: 13:49
Kush e mori numrin 10?

Barcelona ka publikuar listën e lojtarëve që do të jenë të gatshëm për ekipin në ndeshjen ndaj Getafes që zvhillohet sot me fillim nga ora 17:00.

Së bashku me listën janë bërë të ditur edhe numrat e futbollsitëve dhe ajo që bie në sy është fakti se numri 10, i mbajtur nga Lionel Messi deri para pak javëve, nuk është marrë nga askush dhe për momentin është pa një pronar.

Depay mori numrin 9, Coutinho zgjodhi 14 dhe 10-ta është ende pa pronar. Mbetet të shihet nëse klubi do zgjedhe t’ia japë Fati, apo do e lërë pa një pronar këtë sezon numrin legjendar.

Ndërkohë, Rey Manaj do mbajë numrin 17, ndërsa Miralem Pjanic, megjithëse mund të largohet këtë verë, ka zgjedhur të mbajë numrin 8, më të cilin më parë ka mbretëruar Andres Iniesta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat