Feyenoord mposhtet

Futboll

Feyenoord mposhtet

Më: 29 gusht 2021 Në ora: 14:15
Feyenoord mposhtet

Pas një starti me dy fitore bindëse, Feyenoord bie në javën e tretë të kampionatit holandez, ku u mposht me rezultatin 3:1 në transfertën ndaj Utrechtit.

Skuadra nga Roterdami gjeti golin në minutën e 45-të, por nuk shkoi dot në avantazh në pushim të ndeshjes, pasi vendasit rikthyen baraspeshën në shtesë me anë të Janssen.

Në pjesën e dytë Utrechti shënoi edhe dy gola të shpejtë me Sylla në minutën e 48’ dhe Gustafson në të 51-tën me penallti, duke vulosur suksesin.

Pavarësisht përpjekjeve të Feyenoord për të shmangur humbjen, rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund dhe skuadra nga Roterdami u detyrua të largohej pa asnjë pikë nga transferta ndaj Utrecht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat