Boateng rigjen Messin

Futboll

Boateng rigjen Messin

Më: 1 shtator 2021 Në ora: 13:28
Boateng rigjen Messin

Ish-mbrojtësi i kombëtares gjermane dhe Bajernit të Mynihut, Zherom Boateng më në fund ka gjetur skuadër. Pasi ngeli pa ekip në fund të sezonit, Zherom kishte vështirësi në gjetjen e një skuadre e cila do t’i plotësonte kushtet e tij.

Por, kjo nuk vonoi shumë dhe Boateng arriti një marrëveshje me klubin e njohur francez, Olimpik Lion.

Lojtari kaloi me sukses testet mjekësore ditën e djeshme dhe nënshkroi një kontratë me francezët. Kujtojmë që Boateng do të transferohet me kosto zero pasi kontrata e tij me Bajernin përfundoi në fund të muajit qershor.

Klubi gjerman nuk harroi t’i uronte atij suksese në këtë aventurë të re pas gati një dekade në Mynih ku Boateng fitoi dy herë tripletën dhe shumë kampionate kombëtare. Zherom ishte gjithashtu pjesë e kombëtares gjermane në vitin 2014 kur “pancerat” fituan kupën e Botës në Brazil.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat