​Challandes: Na mungojnë Zeneli dhe Zhegrova por jemi të gatshëm për ndeshjen me Gjeorgjinë

Futboll

​Challandes: Na mungojnë Zeneli dhe Zhegrova por jemi të gatshëm për ndeshjen me Gjeorgjinë

Më: 1 shtator 2021 Në ora: 18:27
Foto nga vendi i ngjarjes

Trajneri i Kombëtares së Kosovës Bernard Challandes dhe sulmuesi Elbasan Rashani kanë folur një konferencë për media para ndeshjes së nesër kundër Gjeorgjisë në kuadër të kualifikimeve për në Kampionatin Botëror “Katar 2022”.

Challandes filloi duke thënë se sfida e nesërme nuk do të jetë aspak e lehtë por se skuadra e tij është e gatshme për këtë përballje.

Challandes: Jemi gati për këtë sfidë

“Kosova ka pasur një ëndërr për të qenë pjesë e Kampionatit Evropian siç po besoj e ka pasur një ëndërr të tillë edhe Kombëtarja e Gjeorgjisë që po ashtu ishte pjesë e play-off-it të Nations League mirëpo një qëllim të tillë e ka arritur Maqedonia dhe fakti që ne dhe Gjeorgjia mbetëm duke ëndërruar për të marrë pjesë në Kampionatin Evropian është një dëshmi që ne jemi në një nivel të përafërt megjithatë kjo nuk nënkupton do të jetë e lehët për në ngase do të jetë e vështirë për në që të luajmë këtu po ne jemi gati për një gjë të tillë“, tha Challandes.

Ndërkohë sulmuesi Elbasan Rashani theksoi se bashkë me skuadrën kanë udhëtuar drejtë Gjeorgjisë për të marrë një rezultat pozitiv dhe se do të bëjnë një performancë të mirë

Rashani: Jemi këtu për një rezultat pozitiv

“Kemi ardhur me një synim për të marr një rezultat të mirë. Të gjithë e dinë se në këtë situatë na duhet kjo mirëpo për ne është edhe shumë me rëndësi të bëjmë një performancë të mirë dhe rezultati të vie pas performancës. Unë personalisht jam në formë të mirë dhe jam gati për t’i ndihmuar ekipit”, tha Rashani.

Më tutje Brernard Challandes e ka pranuar se Kosova është në një situatë jo të mirë për shkak të shumë mungesave dhe se në ndeshjet e radhës do t’iu jepet rasti edhe futbollistëve të rinj

Challandes: Kemi shumë mungesa në skuadër

“Absolutisht që jemi në një situatë ku nuk është gjithçka e lehtë sepse jemi në një situatë kur kemi mungesa të shumta të lojtarëve për arsye nga më të ndryshmet, çoftë mungesa që i kemi për shkak të lëndimeve çoftë mungesa të futbollistëve që janë pa klube, pastaj mungesa për arsye të tjera shëndetësore apo të ndërlidhura me Covidin, megjithatë në një situatë të tillë ne duhet të bëjmë zgjedhjet të tjera dhe t’iu japim rastin edhe futbollistëve të tjerë që po ashtu janë pjesë e rëndësishme e ekipit jo vetëm për tani por mund të jenë pjesë e rëndësishme e ekipit edhe për mënyrën se si do të zhvillohet ekipi.”, tha Challandes.

Krejt në fund Challandes foli edhe për mungesën e Arbër Zenelit dhe Edon Zhegrovës për sfidën ndaj Gjeorgjisë duke thënë se ata nuk janë ende të gatshëm fizikisht për këtë ndeshje.

Challandes: Zeneli dhe Zhegrova mungojnë për shkak të lëndimeve

“Mungojnë edhe Arbër Zeneli edhe Edon Zhegrova, kjo është e qartë sepse të dy vijnë pas një periudhe të operimeve dhe lëndimeve që kanë pasur, por këta nuk jnë të vetmit që na mungojnë. Arbër Zeneli ka pasur një operim në gjurin e tij e po ashtu një operim e ka pasur edhe Edon Zhegrova dhe asnjëri prej tyre nuk kanë qenë të gatshëm në aspektin fizik për të qenë me ekipin në këto përballje.”, tha në fund Challandes.

Ndeshja Gjeorgji-Kosovë do të zhvillohet nesër me fillim nga ora 18:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat