Holanda barazon në Oslo

Futboll

Holanda barazon në Oslo

Nga: K.Goca Më: 1 shtator 2021 Në ora: 21:23
Klaassen

Holanda kthehet me një pikë të madhe nga Oslo, duke barazuar me rezultat 1:1 me Norvegjinë.

Në minutën e 20-të, Erling Haaland, një përbindësh, kalon në epërsi norvegjezët, me rezultat 1:0 ndaj ‘Tulipanëve’.

Davy Klaassen barazon rezultatin në minutën e 37-të, duke i siguar një pikë të madhe Holandës.

Holanda renditet në vend të 2-të me 7 pikë, ndërsa Turqia kryeson me 8 pikë,  ndërsa Mali i Zi është në pozitën e tretë me 7, Norvegjia 7, Letonia 4 dhe Gjibraltari me 0 pikë.

Grupi G, është prej grupeve më interesante në kualifikueset për Kampionatin Botëror në futboll.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat