Tebas sulmon PSG-në

Futboll

Tebas sulmon PSG-në

Më: 2 shtator 2021 Në ora: 13:39
Tebas sulmon PSG-në

Javier Tebas, president i Ligës Spanjolle të Futbollit, sulmon ashpër Paris Saint-Germain. Nëpërmjet profilit të tij në Twitter, numri 1 i La Ligas është i drejtpërdrejtë teksa hedh akuza për shpenzimet e çmendura të klubit parizien në pronësinë e Emirit të Katarit teksa shkruan.

“Klubet-shtet janë të rrezikshem për ekosistemin e futbollit po aq sa edhe Superliga.

Kemi kritikuar Superligën, pasi po shkatërronte futbollin europian, dhe jemi po kaq kritikë edhe në drejtim të PSG-së. Humbjet nga pandemia i kanë kaluar mbi 300 milionë euro, përfitimet nga të ardhurat e të drejtës televizive në Francë ranë me 40%, atëherë si i paguajnë 500 milionë euro paga? Kjo është e papranueshme”, – përfundon numri një i kategorisë elitare spanjolle.

Ka shumë që e lidhin këtë sulm me një lloj hatërmbetjeje për mungesën e transferimit të Mbappesë te Reali i Madridit, por ndërkohë, përtej aludimeve, vlen të kujtohet se Tebas ka qenë po kaq kritik edhe ndaj Manchester City-t, një tjetër klubi të kontrolluar nga milionat e naftës, pasi në fillim të korrikut presidenti i La Ligës u hodh në një sulm frontal ndaj Citizens, duke u futur edhe në një polemikë publike, me Tebas që nuk humbet rastin për t’iu dhënë zë dyshimeve në lidhje me korrektësinë e menaxhimit të klubeve të sheikëve, që për të thënë të vërtetën janë të vetmit që duket se nuk kanë ndier krizën e jashtëzakonshme që ka shkaktuar pandemia e Covid në botën e futbollit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat