Një hap pas për Deschampsin

Futboll

Një hap pas për Deschampsin

Më: 2 shtator 2021 Në ora: 14:16
Një hap pas për Deschampsin

Duhej të ishte ndeshja e reagimit, për të treguar menjëherë se dështimi në Europian, ku dolën nga skena në 1/8-ave nga Zvicra, ishte vetëm një aksident.

Por ndërkohë barazimi me Bosnjën në eliminatoret e “Katar 2022”, konfirmon se Franca, kampione në fuqi e Botës, po përjeton një farë krize identiteti, të pasqyruar në gabimet teknike si në golin e Dzekos. Me pak fjalë, nuk është më skuadra që dukej se do të dominonte çdo kundërshtar, duke shpalosur një formacion për t’u patur zili nga çdo klub i madh. Edhe “yjet” e Deschamp “qajnë” dhe mediat franceze nuk janë aspak të buta me ta.

Duke nisur nga prestigjiozja “L’Equipe”, që nënvizon se si 1-1 i Strasburgut është në të njëjtën linjë me dështimin në Europian. Sipas saj, Franca është kthyer në një skuadër pa jetë, pa një flakë të brendshme, që nuk ndryshon dot hapin dhe e gozhduar kështu në barazimin e 4-t radhazi. Diçka që nuk ndodhte që nga epoka “Domenech”.

Natyrisht një hap pas për Deschamps, që nga hiri i asaj epokë dhe pas një periudhe të Laurent Blanc në stol, rindërtoi një kombëtare që u ngjit në çatinë e botës në 2018-ën. Mediat franceze shkruajnë për një zhgënjim të përgjithshëm, pak intensitet, pak presing, qarkullim të ngadaltë të topit”.

Franca po demonstron, sipas tyre, kufij, e megjithatë, për momentin, mbetet e para në grupin e saj.

Është e sigurt me 4 pikë diferenca nga Ukraina, që barazoi 2-2 me Kazakistanin, por që të shtunën sfidon pikërisht blutë në kërkim të një identiteti të ri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat