Dështon Italia

Futboll

Dështon Italia

Nga: K.Goca Më: 2 shtator 2021 Në ora: 23:02
Dështon Italia

Kampioni i Evropës, Italia, dështon si vendas në përballje me Bullgarinë, duke luajtur baras (1:1), në kuadër të ndeshjeve kualifikueseve për Kampionatin Botëror në futboll. 

Dukej se gjithçka do të jetë lehtë për italianët kur kaluan në epërsi me golin e Chiesas në minutën e 5-të, por ashtu nuk iu doli në vazhdim.

Në minutën e 39-të Iliev barazon rezultatin dhe i dhuron një pikë të madhe Bullgarisë.

Italia kryeson me 10 pikë në grupin C, ndërsa Bullgaria është në vend  të katërt me 2 pikë apo me dy barazime e dy humbje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat