E akuzuan për mbipeshë, Neymar iu përgjigjet me ironi

Futboll

E akuzuan për mbipeshë, Neymar iu përgjigjet me ironi

Më: 4 shtator 2021 Në ora: 00:35
Neymar

Gjatë verës, kishte një debat në rrjetet sociale për shkak të një fotografi në të cilën Neymar dukej në mbipeshë.

Rrjetet sociale vluan nga ajo foto e cila ishte bërë “hit” për pamjen e brazilianit, i cili duket se i ka marr afër zemrës kritikat.

Ylli i PSG-së luajti në ndeshjen e radhës për kualifikimet për në Kampionatin Botror, ku Brazili fitoi ndaj Kilit.

Pas ndeshjes në rrjetet e tij social ai publikoi një koment së bashku me një fotografi të ndeshjes: “Fanella ishte L. Unë tashmë jam në peshën time ideale. Në ndeshjen tjetër kërkoj një fanellë me madhësi M”, ka shkruar ai.

Image

Brazili ka marr 7 fitore nga 7 ndeshje dhe është lider në grupin e Amerikës Latine, ku me liderin e saj Neymar duken në rrugë të mirë që ta arrijnë qëllimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat