Partizani bën goditjen e madhe

Futboll

Partizani bën goditjen e madhe

Më: 5 shtator 2021 Në ora: 21:13
Partizani bën goditjen e madhe

Lajm i madh për tifozët e Partizanit. Klubi i kuq ka zyrtarizuar marrëveshjen me lojtarin e Kombëtares, Ergys Kaçe, i cili ka firmosur për një vit.

Një goditje e orës së fundit, që rrit entuziazmin në radhët e “demave”, që me këtë lëvizje konfirmojnë dëshirën për të qenë pretendentë kryesorë për titullin kampion.

Njoftimi i Partizanit:  

“Partizani me kënaqësi njofton në ditën e fundit të merkatos arritjen e marrëveshjes me Ergys Kaçen. Mesfushori i spikatur i Kombëtares kuqezi, bashkohet me 16 herë kampionët e Shqipërisë, pas eksperiencave të suksesshme në Superligën Greke.

Drejtuesit dhe 28-vjeçari kanë mbyllur marrëveshjen, duke nënshkruar kontratën njëvjeçare me opsion rinovimi edhe për sezonin pasardhës.

PAOK, Anagennisi Epanomi, Panathinaikos, AEL, Viktoria Plzeň dhe Aris kanë qenë ekipet në të cilat Kaçe është aktivizuar, duke dhuruar prezantime shumë pozitive. Në ekipin tonë përfaqësues mesfushori i njohur regjistron 25 ndeshje, duke realizuar edhe dy gola.

Me fanellën e kuqe Kaçe do të provojë edhe eksperiencën e parë në kategorinë superiore. Mirë se vjen në familjen e kuqe Ergys Kaçe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat