Frikë për shëndetin e Pelesë

Futboll

Frikë për shëndetin e Pelesë

Më: 7 shtator 2021 Në ora: 15:32
Frikë për shëndetin e Pelesë

Legjenda e Futbollit brazialian dhe atij botëror, Pele, duhet të përballet me një tjetër problem serioz shëndetësor. 80-vjeçari, që shumë e konsiderojnë si më të madhin e historisë, iu nënshtrua një operacioni në klinikën “Albert Einstein” në Sao Paulo, ku u shtrua gjashtë ditë më parë. Vetë Pele e konfirmoi lajmin me anë të një postimi në profilin e tij në Instagram: “Jam mirë, do ta fitoj edhe këtë ndeshje”.

Mësohet se ish-lojtari i “Seleçaos”, kampion i trefishtë i Botës, i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale për heqjen e një pjese tumorale në aparatin tretës (në zorrën e trashë).

“Tumori u identifikua gjatë testeve rutinë kardiovaskulare dhe laboratorike dhe materiali u dërgua në laborator për analiza histologjike,” – sqaroi në një deklaratë spitali “Albert Einstein”, ku Pele është shtruar që nga 31 gushti.

Vetë 80-vjeçari siguroi fansat e tij se do ta fitojë edhe këtë beteje, siç ka patur shumë suksese në karrierën e tij:

“Për fat të mirë, jam mësuar të festoj fitore të mëdha me ju. Do ta përballoj këtë ndeshje me një buzëqeshje në fytyrën time, me shumë optimizëm dhe gëzim për të jetuar i rrethuar nga dashuria e familjes dhe miqve të mi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat