Anglia më e mirë se Kosova 

Futboll

Anglia më e mirë se Kosova 

Nga: K.Goca Më: 7 shtator 2021 Në ora: 20:24
Anglia më e mirë se Kosova 

Kombëtarja e Anglisë U-21 ka shënuar fitoren e parë në Grupin G të garës kualifikuese për Kampionatin Evropian në futboll.

Anglezët i shkaktojnë humbjen e parë Kosovës, me rezultat 2:0 në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin Milton Keynes.

Të rinjtë anglezë treguan lojë më të mirë duke arkëtuar tre pikë, ndërsa Kosova u përpoq me mundësitë e veta por nuk ia dolën që t’i befasojnë vendasit. 

Futbollistët Brewster (13’) e Plamer (27’) shënuan për fitoren e Anglisë.

Çekia kryeson me 6 pikë, por ka një ndeshje më shumë se Anglia në pozitën e dytë me 3 sosh dhe Kosova renditet në vend të pestë me 3.

Anglia U-21 – Kosova U-21 2:0
Gjyqtar: O. Hamalainen (Finlanda). 
Shënues: Brewster (13’), Palmer (27’).
Kartona të verdhë: F. Hoti. A. Hoti.
Anglia U21: Bursik; Aarons, Guehi, Harwood-Bellis, Thomas; Skipp (Doyle 82’), Garner, Gallagher; Palmer (John-Jules 72’), Brewster (Balogun 65'), Madueke (Livramento 82’).

Kosova U-21: Besson; Kurtulus, Zymberi, A. Hoti; Krasniqi (Tahiri 81’), Pajaziti (Kryeziu 61'), Lushtaku, F. Hoti (Berisha 73’), Hoxha; Marleku (Tusha 81’), Veliu (Zeqiri 61’).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat