Rikthehen në nëntor

Futboll

Rikthehen në nëntor

Më: 8 shtator 2021 Në ora: 11:25
Rikthehen në nëntor

Barcelona do vazhdojë të vuajë mungesat e dy sulmuesve të saj kryesorë Ousmane Dembele dhe Sergio Aguero të cilët nuk do të jenë të gatshëm për trajnerin Ronald Koeman deri në muajin nëntor.

Ata mungojnë për shkak të dëmtimeve që kanë pësuar gjatë fazës përgatitore me blaugranat.

Sipas raportimeve të AS, Sergio Aguero mund të rikthehet në stërvitje në mesin e tetorit.

Ai gjithsesi do t’i duhen edhe 2-3 javë të tjera për të zbritur në fushë dhe për të debutuar me Barçën pasi nuk stërvitet prej muajsh, ndërkohë që për Dembele duhet pritur deri në nëntor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat