Griezmann prezantohet

Futboll

Griezmann prezantohet

Më: 8 shtator 2021 Në ora: 17:21
Griezmann prezantohet

Sulmuesi francez, Antonie Griezmann është rikthyer te klubi i Atletico Madridit në Spanjë.

Griezmann bëri një lëvizje befasuese në minutat e fundit të merkatos së verës që lamë pas.

Futbollisti është huazuar te Atletico me opsion blerje për 40 milion euro, por blerja  e tij mund të bëhet e detyrueshme nëse ai luan të paktën 50% të ndeshjeve me “Los Colchoneros” këtë sezon.

Performanca e francezit te Barcelona asnjëherë nuk  i justifikoi paratë e shpenzuara për të, e asnjëherë nuk i arriti pritshmëritë e tifozëve.

Në Madrid, shpresojnë se ai do të kthehet në version e tij më të mirë, pikërisht në atë version që ai e la klubin disa sezone më parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat