Mbështet Cristiano Ronaldon

Futboll

Mbështet Cristiano Ronaldon

Më: 9 shtator 2021 Në ora: 15:27
Mbështet Cristiano Ronaldon

Dimitar Berbatov mbështet Cristiano Ronaldon për numrin 7 dhe thotë se lojtarët “luftojnë” për numrat.

Ish-sulmuesi i cili luajti me Ronaldon te Man United beson se portugezi kishte të drejtë të kërkonte përsëri fanellën e tij me numrin 7 te Manchester United.

I pyetur nëse lojtarët me të vërtetë kujdesen për numrin, Berbatov tha: “A jeni supersticioz? E njëjta gjë vlen edhe për futbollistët. Numri luan një rol të madh, në jetën e një futbollisti. Në rastin e Ronaldos, ai është shumë i lidhur me Nr.7”, marrë nga TheSun.

“Ky numër i solli atij sukses të madh gjatë 12 viteve të fundit.

Edhe nëse ai nuk do të kishte nr.7 ai do të ishte i njëjti lojtar sepse numri nuk luan, por ndonjëherë ne futbollistët kështu jemi. Unë gjithmonë doja numrin 9 kur isha duke luajtur, veçanërisht te Tottenham. Duket marrëzi ndonjëherë por ojtarët mund të luftojnë për numrat.

Njëri thotë: Unë e dua atë numër dhe tjetri thotë: jo tashmë është i mi nuk po heq dorë, por për disa lojtarë ka vërtet rëndësi..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat