Olmo dëshiron të luajë te Barcelona

Futboll

Olmo dëshiron të luajë te Barcelona

Më: 11 shtator 2021 Në ora: 09:19
Dani Olmo

Dani Olmo thuhet se dëshiron të rikthehet te Barcelona.

Barcelona në ditët e fundit të afatit kalimtar të verës kishte tentuar transferimin e Olmos.

Megjithatë, RB Leipzig nuk ishte e interesuar ta shiste yllin e tyre dhe ai mbeti në Gjermani.

Sipas mediave spanjolle, sulmuesi dëshiron që sa më shpejtë të kthehet te ‘Blaugranët’ klub ku ka luajtur më parë në kategoritë e reja.

Thuhet se një marrëveshje mes palëve mund të arrihet në merkaton e dimrit, kur gjiganti spanjoll do të ketë më shumë fonde për të shpenzuar në merkato.

23-vjeçari, edicionin e kaluar zhvilloi 46 paraqitje me RB Leipzig në të gjitha garat duke realizuar shtatë gola e 12 asistime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat