Feministet po përgatisin një protestë lidhur me Ronaldon

Futboll

Feministet po përgatisin një protestë lidhur me Ronaldon

Më: 11 shtator 2021 Në ora: 14:58
Feministet po përgatisin një protestë lidhur me Ronaldon

Organizatat feministe synojnë të “prishin” debutimin e dytë të Cristiano Ronaldos te Manchester United.

Sot, 11 shtator, Manchester United do të luajë në shtëpi ndaj Newcastle United, teksa në këtë ndeshje pritet edhe debutimi i portugezit. Kjo ndeshjet do të zhvillohet nga ora 16:00.

Feministet po përgatisin një protestë për të tërhequr vëmendjen në rastin e modeles Kathryn Mayorga, e cila pretendon se ajo ishte viktimë e përdhunimit nga Ronaldo në vitin 2009.

Kathryn Mayorga, pretendonte se në vitin 2009 në një dhomë hoteli në Las Vegas ishte përdhunuar pasi e takoi Ronaldon në një klub nate. Ajo pretendon se është paguar 375 mijë dollarë në mënyrë që të mos fliste, por që pastaj ajo kishte vendosur që rastin ta dorëzoj në polici dhe të kërkoj ndjekje penale. Mayorga kishte deklaruar se nuk kishte qenë në gjendje të mirë mendërisht, kur kishte pranuar këtë marrëveshje.

Sulmuesi portugez gjithmonë kishte mohuar akuzat, teksa në korrik të vitit 2019, zyra e prokurorit në Las Vegas e pastroi futbollistin nga kjo akuzë, duke vendosur për mos ngritje të aktakuzës.

Në prill të këtij viti, u raportua se gruaja amerikane dëshiron të marrë rreth 65 milionë euro kompensim nga futbollisti, por që ende nuk ka asgjë konkrete rreth këtij rasti.

Megjithatë, “Sportsmail” raporton se organizatat feministe kanë planifikuar një protestë për sot, në ditën kur do të debutojë Ronaldo me “Djajtë e Kuq”. Ato shpresojnë të tërheqin vëmendjen drejt një çështjeje ligjore që sipas tyre është “e pazgjidhur” dhe e cila e përfshin 36-vjeçarin në Shtetet e Bashkuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat