Cikalleshi zbërthen gjithë mbrojtjen e rivalëve

Futboll

Cikalleshi zbërthen gjithë mbrojtjen e rivalëve

Më: 11 shtator 2021 Në ora: 18:24
Cikalleshi zbërthen gjithë mbrojtjen e rivalëve

Sokol Cikalleshi po vazhdon me formën e mirë te Konyaspor edhe pas përfundimit të takimeve të Kombëtares.

Pasi i dhuroi gjashtë pikët e para në kampionat me dy golat e tij, këtë herë sulmuesi jonë vjen në versionin e njeriut asist.

Në golin e parë të shënuar nga Dikmen në minutën e 7, Cikalleshi ka zbërthyer gjithë mbrojtjen e Altay nga krahu i majtë duke nxjerrë me portën e boshatisur shokun e ekipit. Ndërkohë në minutën e 20 ishte Barkdaci që i dërgoi shifrat në 2-0.

Kështu është mbyllur pjesa e parë e kësaj ndeshje ndërsa nga minuta e parë e ka nisur edhe Cekici me Bytyqin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat