Pele del nga spitali

Futboll

Pele del nga spitali

Më: 15 shtator 2021 Në ora: 12:15
Pele del nga spitali

Legjenda e futbollit, Pele është liruar nga spitali pasi që qëndroi për një kohë të gjatë.

Ai tashmë është në shtëpi dhe ndihet me plot energji dhe vetëbesim, saqë është i gatshëm të luaj një ndeshje të plotë me kohën shtesë.

Pele ka reaguar në rrjetet sociale duke e bërë një shkrim emocionues.

“Miqtë e mi, ky është një mesazh për secilin prej jush. Mos mendo për një minutë që nuk kam lexuar mijëra mesazhe dashurie që kam marrë këtu. Faleminderit shumë secilit prej jush, që më kushtuat një minutë të ditës tuaj për të më dërguar energji pozitive.

Dashuri, dashuri dhe dashuri! Unë tashmë jam larguar nga ICU dhe jam në dhomën time. Unë vazhdoj çdo ditë më i lumtur, me shumë prirje për të luajtur 90 minuta, plus kohë shtesë. Së shpejti do të jemi bashkë!”, ka shkruar Pele në rrjetet sociale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat