Interi kërkon hakmarrje ndaj Realit

Futboll

Interi kërkon hakmarrje ndaj Realit

Më: 15 shtator 2021 Në ora: 20:42
Interi kërkon hakmarrje ndaj Realit

Inter dhe Real Madrid do të përballen mbrëmjen e sotme në kuadër të ndeshjeve të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

Zikaltrit së bashku me madrilenët bëjnë pjesë në Grupin D, dhe shorti i vendosi përballë që në sfidën e parë.

Të dyja rivalët u përplasën në grupe dhe vitin e kaluar, ku Reali arriti të mposhtë dy herë zikaltrit.

Me një trajner të ri në krye, Interi do të kërkojë hakmarrjen ndaj një Reali që vjen me disa mungesa në këtë ndeshje. Ançeloti nuk do të ketë në dispozicion Gareth Bejlin, Toni Kros, Marselon, Mendin dhe Sebajos ndërsa Inzagit do t’i duhet të bëjë pa Sensin e dëmtuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat