Trajneri dashurohet me Kastratin: Njërit prej lojtarëve gati i ra të fikët kur po e ndiqte

Futboll

Trajneri dashurohet me Kastratin: Njërit prej lojtarëve gati i ra të fikët kur po e ndiqte

Më: 15 shtator 2021 Në ora: 23:18
Trajneri dashurohet me Kastratin: Njërit prej lojtarëve gati i ra të fikët kur po e ndiqte

Legia e Varshavës ka fituar me shifrat 1-0 kundër Spartakut të Moskës në ndeshjen e parë në Europa League. Goli erdhi në kohën shtesë nga Lirim Kastrati, pas një aksioni individual të jashtëzakonshëm nga Ernest Muçi.

Trajner i kampionëve të Polonisë duket se është “dashuruar“ me sulmuesin dardan, potencialin e të cilit e pa në duelin që skuadra e tij luajti kundër Dinamos së Zagrebit.

“Kastrati është si një shtrydhëse frutash e re, ju duhet të mësoni se si ta përdorni për të bërë lëng të mirë. Ai ishte me ne vetëm një javë, sepse duhej të shkonte në një kamp stërvitor dhe për një vizë në Serbi. Një falënderim i madh për njerëzit në klub që ndihmuan me dokumentet duke luftuar shumë për ta bërë atë të ndodhë.

Ne e dimë se cilat janë pikat e forta të tij. I takuam ata në Zagreb, ku nuk mund ta kapnim në “garat e stafetave”.

Pas njërit prej topave për fushën e lirë ai tregoi një shpejtësi të tillë që Maik Nawrocki-t gati sa nuk i ra të fikët teksa e ndiqte. Është mirë që ishte e mundur ta merrni, këtë lojtar tek ne“, është shprehur Czeslaw Michniewicz.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat