Ademi me Dinamon kundër West Ham-it

Futboll

Ademi me Dinamon kundër West Ham-it

Nga: K. G. Më: 16 shtator 2021 Në ora: 17:03
Ademi me Dinamon kundër West Ham-it

Futbollisti shqiptar, Arijan Ademi, sot me ekipin e njohur kroat, Dinamo nga Zagrebi, do të ballafaqohen me West Ham-in nga Anglia, në kuadër të xhiros së parë të Grupit H të Europa League.

Dinamo ka punë shumë të vështirë por synon fitore në hapje të fazës së grupit.

Kampioni kroat ka përparësinë e fushës, ndërsa West Ham cilësinë.

Ndeshja luhet në orën 18.45. Në grup bëjnë pjesë West Ham, Rapid nga Vjena, Dinamo dhe Genk.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat