Ilijaz Spahiu reagon ndaj Gafurr Kabashit e Agim Ademit: Nuk me duhet mirënjohja... 

Futboll

Ilijaz Spahiu reagon ndaj Gafurr Kabashit e Agim Ademit: Nuk me duhet mirënjohja... 

Nga: K.G. Më: 17 shtator 2021 Në ora: 19:22
Ilijaz Spahiu reagon ndaj Gafurr Kabashit e Agim Ademit: Nuk me duhet mirënjohja... 

Ilijaz Spahiu, ish gjyqtar i mirënjohur i futbollit, i viteve të sakrificës (1991-1999), është i revoltuar shumë se si u lanë në harresë dhe nuk u nderuan gjyqtarët e sakrificës në 30 vjetorin e pavarësimit të futbollit të Kosovës. 

Spahiut i mbetet hatri në Gafurr Kabashin, ish nënkryetar i parë i FFK-së dhe në Agim Ademin, kryetar i FFK-së.   

Spahiu, aktualisht jeton e vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Image

 “Injoranca e futbollit, ndodh vetëm në Kosovë! Miku im Rexhep Potoku, me njofton, se jeni të shpërblyer nga Federata e Futbollit dhe kryesia e parë e futbollit të pavarur me mirënjohje për kontribut të dhënë në kohën e pavarësimit të futbollit. 

Unë, kam respekt të lartë për mikun tim Rexhep Potokun, njeherit e vlerësoj shumë për kontributin e madh të dhënë në ndarjen e drejtësisë, si gjyqtar në kohën e pavarësisë dhe më tej, por mirënjohjet dhe dekoratat jepen dhe dorëzohen nga institucioni, apo organizata që i lëshon!

Organizata e futbollit, në këtë rast FFK, ka mekanizma dhe sektorë teknike profesionale, që dokumentet , dekoratat dhe mirënjohjet të jenë të punuara në mënyrë digjitalbe, në origjinalitet dhe të dërgohen gjithandej, edhe të unë në Amerikë! Por, jo si në rastin e fundit të shënimit të 30 vjetorit të pavarësimit të futbollit, turavrap, shpërndahen gjithandej mirënjohjen blanko, dhe ato të shkruara me dorë, për të gjithë dhe për askënd. 

Pse po them për askënd, pasi nëse një gjyqtar i kohës së pavarësimit të futbollit, sadoqoftë ditë që të ketë ndarë drejtësinë, edhe një orë, duhet respektuar, por jo sikur në rastin e 30 vjetorit, të organizuar nga një njeri i vetëm Gafur Kabashi dhe Agim Ademi, të cilët jo vetëm festën e degraduan, por edhe protagonistët, që ishin me meritor në pavarësimin e futbollit i injoruan dhe as qe u përmendën, si në rastin, e gjyqtarëve, donatorët, trajnerët, gazetarët, edhe ata fshatar që lëshuan tokat e tyre pjellore për të bërë fusha futbolli dhe mundësuar të zhvillohen ndeshjet e futbollit gjate pavarësimit.

Jo njëherë janë harruar protagonistët, si gjyqtarët, trajnerët, donatorët, gazetarët,... dhe shume protagonistë të tjerë që kanë kontribuar për pavarësinë e futbollit! 

Institucioni i futbollit, FFK dhe pinjollët e saj, jo njëherë kanë lënë në harresë dhe kanë nënçmuar gjyqtarët dhe shumë protagonist të pavarësisë së futbollit.

Nuk është nder, nëse ndahet një mirënjohje gjysmake, as edhe burrni dhe njerëzore nëse mua dikush me përmend e me jep një mirënjohje, nëse këtë nuk e bëni për të gjithë kolegët e mi.

As edhe nuk mjafton, të shpërndahen mirënjohje bllanko dhe ato të shkruara me dorë, kur me vite dhe dekada harrohen njerëzit me meritor të futbollit, nuk respektohen dhe asnjëherë as që thirrën nga federata, as edhe një telefonat, as edhe një biletë futbollit të shikohet kombëtarja e Kosovës nuk ju kushtohet njerëzve të futbollit, që për dhjetëra vite para, gjate dhe pas pavarësisë së futbollit kanë kontribuar dhe vurë themelet e futbollit të Kosovës!

Pra, nuk me duhet mirënjohja, me duhet respekti dhe konsiderata për themeltaret e futbollit të Kosovës, dhe për të gjithë ata që kanë kontribuar dhe po kontribojnë sot për futbollin Kosovar!
Injoranca, uzurpatorët dhe matrapazët jashtë nga futbolli i Kosovës!”,
reagon Spahiu në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat