Schalke mposhtet në shtëpi nga Karlsruher

Futboll

Schalke mposhtet në shtëpi nga Karlsruher

Më: 17 shtator 2021 Në ora: 21:05
Schalke mposhtet në shtëpi nga Karlsruher

Schalke 04 nuk arrin të krijojë vazhdimësi rezultatesh, teksa pas dy fitoreve radhazi, ka ardhur edhe humbja e tretë sezonale, këtë herë në shtëpi përballë Karlsruher.

Në “Gelsenkirchen” vendasit u tronditën që në sekondat e para, pasi Choi Kyoung-Rok shënoi golin e avantazhit për Karlsruher, megjithatë Schalke reagoi mirë dhe riktheu barspeshën në të 15-ën me anë të Terodde.

Në minutën e 72-të, mesfushori islandez Victor Palsson kreu një ndërhyrje mjaft të rëndë në mesfushë dhe u ndëshkua me karton të kuq, duke lënë Schalken me 10 futbollistë për pjesën e mbetur të ndeshjes.

Përfiton maksimalisht Karlsruher, që përveç epërsisë numerike u shpërblye edhe nga një gabim i japonezit Itakura dhe shënoi golin e fitores në minutën e 88-të, ndërsa më pas administroi avantazhin, për t’u larguar me tre pikë nga një transfertë e vështirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat