Napoli pendohet për Hysajn

Futboll

Napoli pendohet për Hysajn

Më: 18 shtator 2021 Në ora: 14:03
Napoli pendohet për Hysajn

Elseid Hysaj po vijon karrierën e tij te  Lacio, ku duket se po rilind përsëri nën urdhërat e Sarrit.

Mbrojtësi shqiptar u largua me parametër 0 nga Napoli, ekip në të cilin ka lënë një boshllëk me ikjen e tij. Të paktën i këtij mendimi është ish-trajneri italian, Gianni Di Marzio. Ky i fundit është shprehur në mikrofonin e “Radio Marte” se të kaltrit do të jenë penduar për largimin e Elseid Hysajt.

“Më pëlqen futbolli i Luciano Spalletti-t, por ka shumë për të përmirësuar në mes të fushës.

Problemi më i madh, megjithatë, është në të majtë. Mungon një mbrojtës i krahut. Nga një këndvështrim i caktuar, është penduar për Elseid Hysajn, që të paktën mund të veprojë në atë anë.

Napoli ka vetëm dorën e djathtë, e majta mungon. A ka Juan Jesus? Lojtari i dikurshëm i Romës mendon vetëm për të ngrënë më pak dhe për të humbur peshë“, ka thënë Gianni Di Marzio.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat