Pochettino nuk bind

Futboll

Pochettino nuk bind

Më: 18 shtator 2021 Në ora: 17:37
Pochettino nuk bind

Zinedine Zidane po shijon një periudhë qetësie pas eksperiencës te Real Madrid, por shumë shpejt mund të kthehet në drejtim të një ekipi të madh.

Francezi, në fakt, duket se është vënë në shënjestër të PSG, veçanërisht pas kritikave që ka marrë Mauricio Pochettino pas barazimit zhgënjyes në Champions kundër Club Brugge.

Sipas Le10sporti, Zidane mund të marrë drejtimin e klubit francez dhe prania e Sergio Ramos në skuadër mund të jetë një nga faktorët kyç për ta bindur që të pranojë.

Duhet saktësuar se objektivi i parë i Zizou është kombëtarja e Francës pas Botërorit. Megjithatë, një ofertë nga Parisi mund të ndryshojë gjithçka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat