Balotelli paralajmëron kundërshtarët

Futboll

Balotelli paralajmëron kundërshtarët

Më: 19 shtator 2021 Në ora: 11:36
Balotelli paralajmëron kundërshtarët

Një gol i rëndësishëm, jo vetëm në nivel personal, por për të gjithë skuadrën.

Mario Balotelli ka shënuar golin e tij të parë me Adana Demirspor në fitoren 3-1 të marrë kundër Rizespor. Një penallti që ka hapur ndeshjen dhe që ka kontribuar në suksesin e parë në kampionat të Vincenzo Montella, i cili është bërë trajneri i klubit turk.

Gjatë natës, në rrjetet sociale, kanë ardhur edhe deklaratat e para të Super Mario-s. “This is only the start” (Ky është vetëm fillimi), ka shkruar sulmuesi në Instagram.

Shpresa për të dhe për skuadrën e kampionatit turk është që të mos jenë vetëm fjalë. Në ndeshjet e mëparshme, ish-sulmuesi i Inter dhe Milan nuk ka luajtur keq, por nuk ka arritur të zhbllokohet dhe të gjejë fitoren.

Tani, Adana Demirspor ka shkuar në kuotën e 5 pikëve në renditje pas një fitoreje, dy barazimeve dhe po kaq humbjeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat