Feyenoordi “turpëron” PSV-në

Futboll

Feyenoordi “turpëron” PSV-në

Më: 19 shtator 2021 Në ora: 18:22
Feyenoordi “turpëron” PSV-në

Feyenoord shkëlqen brenda në Philips Stadion.

Fitore heroike e skuadrës nga Roterdami përballë kryesuesve të kampionatit PSV Eindhoven me shifrat 0:4, një sukses që e ngjiti Feyenoordin në kuotën e 9 pikëve ndërkohë që PSV-ja pësoi humbjen e parë në këtë kampionat pas 4 fitoreve.

Sfida u zhbllokua në sekondat e fundit të pjesës së parë nga Toornstra, ndërkohë që në pjesën e dytë Feyenoord shënoi dhe 4-herë të tjera me Linssen, Toornstra dhe Dessers.

Një fitore e madhe e skuadrës nga Roterdami, me PSV-në që me këtë humbje zbriti në vendin e 3-të të Eredivisies pasi u parakalua në renditje nga Ajaxi që të shtunën triumfoi 9-0 ndaj Cambuur.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat