Pioli: Erdhëm për të fituar

Futboll

Pioli: Erdhëm për të fituar

Më: 19 shtator 2021 Në ora: 23:42
Pioli: Erdhëm për të fituar

Milani mori një barazim të vlefshëm 1:1 përballë Juves dhe pse me mungesa të shumta në sulm.

Pas ndeshjes, trajneri Stefano Pioli për mikrofonat e DAZN nuk e fshehu ambicien e skuadrës së tij duke u shprehur se ‘’erdhëm për të fituar’’.

‘’Erdhëm këtu për të fituar, në 20 minutat e para të ndeshjes Juvja luajti më mirë.

Ne rezistuam dhe në fundin e ndeshjes provuam dhe të fitonim, por në përgjithësi mbetet një performanca pozitive.

Rebiç? I jap merita çdo ditë dhe çdo ndeshje.

Ai është lojtar që luan në të gjitha rolet. Po na jep një dorë në majën e sulmit meqë mungojnë dhe Ibra me Zhirun. Ai na ndihmon shumë të ndryshojmë fatin e ndeshjes, të vazhdojmë kështu’’, u shpreh trajneri Pioli.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat