Robert Lewandowski nesër e pranon Këpucën e Artë

Futboll

Robert Lewandowski nesër e pranon Këpucën e Artë

Më: 20 shtator 2021 Në ora: 17:06
Robert Lewandowski

Ylli i Bayern Munichut, Robert Lewandowski kaloi një tjetër sezon të mrekullueshëm.

Polaku shkëlqeu vitin e kaluar, duke shënuar plotë 41 gola.

Lewandowski ishte golashënuesi më i mirë në botë, derisa nesër do ta marrë Këpucën e Artë dhe këtë e konfirmoi Bayern përmes një komunikate zyrtare.

“Çfarë Robert Lewandowski ka arritur sezonin e kaluar është vështirë të kuptohet me fjalë. Në Bundesliga, i vetëm ka shënuar 41 gola. 33-vjeçari jo vetëm që theu rekordin e Gerd Muller (40 gola 1971/72), por edhe siguroi Këpucën e Artë si golashënuesi më i mirë në Evropë. Lewandowski do të pranojë këtë çmim të martën”, shkruhet në komunikatë.

Ndërkohë, Lewa është duke shkëlqyer edhe këtë edicion me Bayern, derisa ka shënuar shtatë gola në kampionatin gjerman.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat