Arthur bën aksident me Ferrarin e tij

Futboll

Arthur bën aksident me Ferrarin e tij

Më: 22 shtator 2021 Në ora: 15:11
Arthur bën aksident me Ferrarin e tij

Një aksident automobilistik pa pasoja për Arthur, futbollistin brazilian të Juventusit, teksa po ngiste Ferrarin e tij. 

Mesfushori bardhezi është mirë dhe nuk ka pësuar ndonjë lëndim fizik, ndërsa makina është dëmtuar lehtë.

Aksidenti i trafikut, siç mësohet nga “Juventusnews24”, nuk u shkaktua nga Arthur, i cili pritej këtë mëngjes në “J-Medical” për kontrollet mjekësore në këmbë, pas operacionit të kryer muajt e fundit.

Rikuperimi i Arthur, siç u konfirmua nga Allegri në konferencën për shtyp, po vazhdon pa probleme, aq sa braziliani do të jetë përsëri në dispozicion të skuadrës pas pushimit (kualifikueseve të kombëtareve) të tetorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat