Kur Balotelli i çon peshë të gjithë

Futboll

Kur Balotelli i çon peshë të gjithë

Më: 22 shtator 2021 Në ora: 17:15
Kur Balotelli i çon peshë të gjithë

Balotelli ishte protagonist në takimin mes Adana Demirspor ku aktivizohet sulmuesi dhe kampionëve të Turqisë, Besiktas.

Skuadra bardhezi po fitonte 3:0, ndërsa Baloteli shënoi një gol dhe duke dhuruar asistin në barazimin e çmendur 3-3.Por më e bukura vjen më pas. Në momentin e festimin të golit, Baloteli shkoi drejt stolit të Beshiktashit duke bërë një gjest kundrejt trajnerit Sergen Yalcin.

Ky i fundit, në vitin 2011 deklaronte se Balotelli ishte ‘’lojtar pa tru’’ pas një rasti flagrant të humbur në atë kohë në një ndeshje kundër Los Angels Galaxy.

Pastaj në rrjetet sociale ai rriti dozën, dhe më pas disa story në të cilat ai shkruajti:

Ne kemi tru dhe mbi të gjitha kemi zemër dhe ne jemi krenarë për këtë!".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat