Në formë

Futboll

Në formë

Më: 23 shtator 2021 Në ora: 12:17
Handanoviç

Samir Handanoviç ka pasur një fillim që nuk e kishte menduar këtë sezon.

Edhe pse me 37 vite mbi supe nga slloveni pritej një paraqitje shumë herë më dinjitoze se ajo që bëri në javët e para edhe pse gardiani po sigurohet të kthejë faqe. Kapiteni i zikaltërve u vu në qendër të kritikave, pas ndeshjeve jo të mira, por në ndeshjen kundër Bolonjës filloi edhe kthesa që do të konfirmohej në sfidën ndaj Fiorentinës.

Ishte pikërisht e portierit merita që zikaltrit nuk pësuan një tjetër gol në pjesën e parë duke ua bërë më të lehtë punën në fraksionin e dytë shokëve të ekipit. Me shumë eksperiencë, karakter dhe ndonjëherë edhe arrogancë (kur nuk pranonte kritika nga ata që nuk ishin portierë), Handanoviç diti ta kthejë situatën në favorin e tij duke i përjetuar me qetësi polemikat dhe duke mos e lejuar veten të prekej nga ato.

RRITJE NË CILËSI – Portieri është rritur shumë në këto vite edhe në lojën me këmbë. Tashmë Handanoviç është një lojtar më se i besueshëm në fazën e ndërtimit të lojës, aq sa shokët mbështeten tek ai kur nuk gjejnë hapësirat e duhura për të krijuar.

Për t’u përmendur është edhe kuraja që ka treguar vitet e fundit gardiani duke qenë më i sigurt në daljet brenda zonës dhe duke treguar reflekse që vite më parë ishin të zbehta. Samir po tregon se është ende siguri mes shtyllave, si në ndërhyrjet vendimtare kundër Fiorentinës, në rastin e daljes ndaj Gonzalezit dhe pritjes ndaj Vlahoviçit.

Ndërkohë që dukej sikur e vetmja pikë që nuk po përputhej më ecurinë e skuadrës, në dy ndeshjet e fundit gjërat kanë ndryshuar.

Handanoviç po rikthehet për ta ndihmuar Interin ta vazhdojë atë cikël fitues që ka nisur sepse një titull përveç golave të sulmuesve vjen edhe nga pritjet e portierëve të mëdhenj. Dhe Handanoviç edhe pse me ndonjë gabim është akoma një portier i madh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat