Lewandowski: Jam si Marco van Basten

Futboll

Lewandowski: Jam si Marco van Basten

Më: 23 shtator 2021 Në ora: 12:39
Lewandowski: Jam si Marco van Basten

Robert Lewandowski si Marco van Basten.

Një krahasim që qëndron jo thjesht për rëndësinë e dy ikonave të futbollit në skuadrat e tyre, por sidomos për mënyrën e lojës, qëndrimit në fushë apo lëvizjes. Sulmuesi polak, një nga më të mirët në historinë e Bayernit, e ka pranuar në një intervistë të fundit se ngjan në shumë aspekte me legjendën holandeze, ish-sulmues i Ajaxit dhe Milanit.

“Disa ish-profesionistë më kanë thënë disa herë se krahasimet midis lojtarëve janë të vështira, por unë ngjasoj me Van Bastenin. Ngjasoj sa i përket lëvizjes dhe stilit të vrapimit.

Van Basten ishte një sulmues i shkëlqyeshëm. Nëse më duhet ta krahasoj veten me një sulmues të mëparshëm, po, atëherë jam si Marco van Basten.

Van Basten fitoi Kupën e Kampionit të Europës me Milanin në vitet 1989 dhe 1990. Në Kampionatin Europian, në vitin 1988, ai shënoi golin e dytë të Holandës kundër ish-Bashkimit Sovjetik për të fituar titullin e vetëm të madh në historinë e futbollit holandez.

Në vitin 1986 ai fitoi “Këpucën e Artë” me fanellën e Ajaxit të Amsterdamit, trofe individual që Lewandowski e siguroi për herë të parë sezonin e kaluar.

33-vjeçari zbulon më tej se kur ishte i ri kishte si model francezin Thierry Henry, që shkëlqeu sidomos me Arsenalin dhe Barcelonën:

“Më pëlqente shumë mënyra sesi ai luante, mënyra sesi vraponte, teknika dhe saktësia e tij para portës, e shikoja shpesh”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat