Kaos te Barcelona

Futboll

Kaos te Barcelona

Më: 24 shtator 2021 Në ora: 12:08
Kaos te Barcelona

Pozicioni i Ronald Koeman në stolin e Barcelonës është gjithnjë e më në dyshim.

Trajneri holandez mund të shkarkohet për shkak të fillimit të dobët të sezonit me skuadrën blaugrana, e cila u ndal mbrëmë në barazimin 0-0 ndaj Cadiz. Koeman, i cili u ndëshkua edhe me karton të kuq në fund të sfidës me ekipin andaluzian, u sulmua indirekt nga Sergi Roberto, një veteran i Barcelonës, i cili hyri dje në pjesën e dytë.

I pyetur nëse Barça, siç tha Koeman, po synon një vend në Ligën e Kampionëve këtë sezon, Sergi Roberto u përgjigj shkurt:

“Një ekip si i yni duhet të fitojë titullin në La Liga.

Nuk është e mjaftueshme për mua që të përfundoj në katër vendet e para. Ne jemi Barcelona dhe nuk ka justifikime. Duhet të bëjmë më të mirën, kemi një ekip të aftë për të fituar La Liga-n”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat