Figo: Ronaldo mori vendimin e duhur

Futboll

Figo: Ronaldo mori vendimin e duhur

Më: 24 shtator 2021 Në ora: 13:56
Figo: Ronaldo mori vendimin e duhur

Luis Figo ka thënë se Cristiano Ronaldo ka marrë vendimin e duhur duke zgjedhur të kthehet te Manchester United.

Transferimi i tij te City, në fakt, do të kishte qenë një gabim për disa arsye.

“Mendoj se Manchester United është opsioni më i mirë për Cristiano-n, sepse është një vend që njeh.

Ka një histori me klubin, tifozët e adhurojnë dhe është vendi më i mirë për të kaluar pjesën e fundit të karrierës.

Nëse do të kishte shkuar te City, do të kishte patur probleme për t’u mbështetur nga tifozët”, ka thënë Figo për GiveMeSport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat