E ardhmja e Pellegrinit

Futboll

E ardhmja e Pellegrinit

Më: 24 shtator 2021 Në ora: 16:02
E ardhmja e Pellegrinit te gjigantët spanjollë

E ardhmja e Lorenzo Pellegrinit mund të jetë në kampionatin spanjoll. Reali i Madridit është vënë në ndjekje të futbollistit italian, që po spikat te verdhekutë.

Gjigantët madrilenë vazhdojnë të kërkojnë përforcime në mesfushë dhe 25-vjeçari i Romës duket alternativa e duhur për t’u synuar gjatë merkatos së dimrit.

Pellegrini është në vitin e fundit të kontratës me verdhekuqtë dhe për momentin nuk i është ofruar rinovimi.

Kjo situate i shkon përshtat Realit, që, nëse nuk arrin ta marrë lojtarin në janar, do ta synojë në fund të sezonit, kohë kur mund ta përfitojë me parametër zero.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat