Shkëmbi jep premtimin

Futboll

Shkëmbi jep premtimin

Më: 24 shtator 2021 Në ora: 19:02
Shkëmbi jep premtimin

Pas humbjes së fundit në Kupë ndaj Erzenit, Dinamo do të mbledh forcat për të zhvilluar takimin e radhës në kampionatin shqiptar.

Këtë herë kundër Teutës kërkohen pikët maksimale për të vazhduar me hapin e skuadrave të tjera për titullin kampion. Para kësaj përballje, trajneri Bledi Shkëmbi ka dhënë premtimin se Dinamo nuk do të merret kurrë me arbitrimin.

“Humbja në Kupën e Shqipërisë nuk ka ndikuar psikologjikisht, jemi përgatitur me qetësi për ndeshjen me Teutën. Kundërshtarin e respektojmë për atë që ka bërë vitin e fundit.

Një ekip kampion ka pak pikë ta dobëta dhe ne e dimë këtë.

Nuk i druhem arbitrimit, Dinamo asnjëherë nuk do të merret me gjykimin, po me atë që duhet të bëjë në fushë.

Fusha asnjanëse? Nuk ndikon, sepse në pandemi na duket njësoj, në çdo fushë. Do të ishte mirë që të kishim sa më shumë tifozë, por tani këto janë kushtet”, u shpreh Shkëmbi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat