Pele duket shumë mirë

Futboll

Pele duket shumë mirë

Më: 25 shtator 2021 Në ora: 13:56
Pele duket shumë mirë

“Në ditët e fundit, babai ka ndërmarrë (hedhur) disa hapa”. Me këtë mesazh të shkruar në profilin e saj në Instagram, shoqëruar me disa foto të babait duke luajtur letra, vajza e Pelé, Kely Nascimento, siguron fansat për shëndetin e “O Rei”.

Sikurse ju kemi shkruar më parë, “mbreti” i futbollit ndodhet në spital prej fundit të muajit gusht, ku iu nënshtrua analizave dhe, pasi rezultoi me tumor në zorrën e trashë, iu nënshtrua operacionit për heqjen e tij.

Duke buzëqeshur, tri herë kampioni brazilian i botës duket në formë të shkëlqyer në fotografi. “Ai më mësoi të luaja letra dhe po më mundte”, – bëri shaka e bija. Pele bëri operacionin në zorrën e trashë më 4 shtator. Pele u largua nga reparti intensiv javën e kaluar.

Rezultati i biopsisë së tumorit të gjetur gjatë ekzaminimeve rutinë ende nuk është bërë publik. Gjendja shëndetësore e Pele, i cili do të mbushë 81 vjeç më 23 tetor, u përkeqësua vitet e fundit, çka e tregojnë disa shtrime në spital. Më së shumti ka vuajtur në vitin 2019 e këtej, për shkak të një infeksioni të rëndë të traktit urinar, ndjekur nga heqja e një guri në veshka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat