Milani triumfon në frymën e fundit

Futboll

Milani triumfon në frymën e fundit

Nga: K.G. Më: 25 shtator 2021 Në ora: 16:54
Milani triumfon në frymën e fundit

MIlani po e tregon fuqinë në Serie A. Shtatë herë kampioni i Evropës fiton në frymën e fundit, duke e mposhtur me rezultat 2:1 Spezia-n.

Vendasit ishin shumë afër që të dalin me rezultat pozitiv por Diaz ia mohoi në minutën e 87-të duke shënuar për fitoren e Milanit.

Për Milanin shënuan Maldini (48’) e Diaz (87’) dhe për Spezian Verde (80’).

Futbollisti shqiptar, Rey Manaj, u inkuadrua në fushë nga minuta e 65-të por me Spezian mbeten duarthatë.

Milani kryeson me 16 pikë, ndërsa Spezia është në pozitën e 17-të me 4 sosh pas 6 jave në Serie A.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat