PSG fiton

Futboll

PSG fiton

Më: 26 shtator 2021 Në ora: 00:27
PSG fiton

Gara për titullin kampion në Ligue 1 të Francës duket e destinuar të “vdesë” pa nisur ende mirë, me Paris Saint Germain që vijon të tregohet cinik dhe të marrë 3-pikëshat me radhë.

PSG tani e sheh veten në krye me 24 pikë të plota, plot 10 më shumë se Marseille ndjekëse, që duhet thënë se ka luajtur dy ndeshje më pak.

Testi i radhës për parizienët ishte përballja me Montpellier në “Parkun e Princave”, ku mesfushori Gueye zhbllokoi rezultatin në minutën e 14’.

Më pas në të 88-ën ishte gjermani Draxler që erdhi nga pankina dhe vulosi fitoren e tetë radhazi, në po kaq ndeshje në kampionat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat