Ismet Munishi Dritës: Baba është këtu

Futboll

Ismet Munishi Dritës: Baba është këtu

Më: 26 shtator 2021 Në ora: 17:44
Ismet Munishi Dritës: Baba është këtu

Trajneri i Gjilanit, Ismet Munishi është deklaruar pas fitores ndaj Dritës.

Me golat e Prognit dhe Kelmendit, Gjilani arkëtoi pikët e plota (0:2) ndaj Dritës në “Fadil Vokrri”.

Pas ndeshjes, Munishi tha se festoi duke thënë “Baba është këtu”, shkaku që Drita e kishte shkarkuar në të kaluarën.

“Është e vërtetë, ka pas ndeshje që kemi luajtur më mirë, por s’kemi fituar, jemi angazhuar të gjithë skuadra, ishte rezultat i punës së madhe të tifozëve. Baba është këtu, ai festim erdhi pasi me shkarkuan, me ngarkuan”.

“Gjatë tërë kohës ka tendencë me na destabilizu, unë jam Mourinho për këtë ligë. Kanë ardh trajnerë e kanë shku, unë jam hala këtu. E kemi një president që është njëshi në futbollin e Kosovës”, deklaroi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat