Ilir Daja, përtej faktit që Partizani ka grumbulluar vetëm dy pikë në tri ndeshjet e para, e konsideron pozitive paraqitjen e Partizanit.
“Kemi qenë mbi Vllazninë në të gjitha aspektet, më pëlqen se kemi vrapuar shumë. Duhet të rregullojmë disa gjëra të tjera në manovër”, tha Daja.
Derbi me Dinamon: “Nuk më ka ikur mentaliteti i fituesit. Përshëndes rikthimin e Dinamos, pasi ka shumë tituj dhe i bën mirë kampionatit.
Në derbi kam një dozë më tepër për të fituar ndeshjen, por në fund fare të gjitha janë të barasvlefshme me tri pikë, dhe i përjetoj maksimumin", thotë Daja.