Guardiola: Tani ata kanë Messin

Futboll

Guardiola: Tani ata kanë Messin

Më: 28 shtator 2021 Në ora: 12:28
Guardiola: Tani ata kanë Messin

Guardiola: Leo Mesin e pres titullar, nuk di si t’i ndal ata të tre

Lionel Messi është grumbulluar për ndeshjen kundër Manchester Cityt  pas problemeve në gju dhe Pep Guardiola thotë se ai nuk e di se si mund ta ndalë argjentinasin sot në “Parc des Princes”. Ish-sulmuesi i Barcelonës i humbi dy ndeshjet e fundit me PSG-në si pasojë e një dëmtimi në gju.

“Me kaq shumë cilësi unë nuk e di si t’i ndal. Ata janë shumë të fortë. Me kaq shumë talent është shumë e vështirë.

Ata ishin një skuadër fantastike sezonin e shkuar. Në gjysmëfinale ishte një duel i ngushtë, ndërsa tani ata kanë Messin”, tha Guardiola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat