Gjithçka e qartë

Futboll

Gjithçka e qartë

Më: 28 shtator 2021 Në ora: 17:21
Gjithçka e qartë

Tanimë është konfirmuar nga UEFA që do të kemi edhe një garë tjetër që do të zhvillohet, që do ta mbajë emrin Kupa EuroAmericana.

Në këtë garë do të marrin pjesë dy kombëtare, ajo që ka triumfuar në Kampionatin Evropian Euro 2020, dhe tjetra në Kupën e Amerikës.

Siç raporton gazetari i njohur Fabrizio Romano, kombëtarja e Italisë do të zhvillojë ndeshje kundër asaj të Argjentinës në muajin qershor të vitit 2022.

CONMEBOL ka bërë zyrtare marrëveshjen me UEFA për garën e re që do ta mbajë emrin Kupa EuroAmerica, ndërsa vendi ose stadiumi se ku do të zhvillohet kjo finale ende nuk është caktuar.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat