Jorginho: Flasim për Juventusin, një skuadër e madhe

Futboll

Jorginho: Flasim për Juventusin, një skuadër e madhe

Më: 28 shtator 2021 Në ora: 18:43
Jorginho: Flasim për Juventusin, një skuadër e madhe

Në prag të ndeshjes kundër Juventusit në Ligën e Kampioneve, mesfushori i Chelsea, Jorginho ka folur për “La Gazzeta dello Sport” për emocionet e kësaj ndeshje.

Jorginho u shpreh: “Flasim për Juventusin, një skuadër e madhe dhe një klub i madh me histori të madhe.

Për mua do të jetë një ndeshje speciale pasi që pas transferimit tim te Chelsea, është hera e parë që përballem me një ekip italian. Juventusi është një ekip i fortë dhe në këtë ndeshje do të futemi me respekt dhe përqendrim maksimal.”

Mesfushori shtoi: ”Të ritakoj Kielinin, Bonuçin, Lokatelin dhe Kiezën është një emocion akoma edhe më i madh. Së bashku kemi kaluar një aventurë të paharrueshme e cila do të mbetet shenjë në karrierën dhe në jetën tonë.”

Ndeshja mes Çelsit dhe Juventusit do të luhet ditën e mërkurë në “Allianz Stadium” në Itali.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat