Ferguson zbulon pengun e madh

Futboll

Ferguson zbulon pengun e madh

Më: 28 shtator 2021 Në ora: 19:08
Ferguson zbulon pengun e madh

Edhe Sir Alex Ferguson, një njeri që ka fituar shumë në karrierë, ka pengje.

“Mes pengjeve të merkatos është vetëm një që më vjen në mendje dhe është Gascoigne.

Ishte fantastik dhe besoj se po të kishte ardhur te ne do të kishte patur një karrierë të madhe. Nuk po them se nuk e ka patur, por tek United do të kishte bërë akoma më mirë”, ka thënë Ferguson.

Gascoigne i ka thënë në fillim “po” Djajve të Kuq, por më pas ka ndryshuar mendim.

“Premtoi se do të nënshkruante me ne, kështu që kam shkuar me pushime.

Më pas më mori në telefon Martin Edwards dhe më tha se Gazza kishte nënshkruar me Tottenham dhe se kishte ndryshuar ide sepse Spurs i kishin blerë mamasë së tij një shtëpi prej 80 mijë sterlinash. O Zot i madh, nuk mund ta besoja. Ishte një lojtar fantastik”.

Edhe Gazza e ka rrëfyer këtë histori kohët e fundit për Talksport duke zbuluar edhe reagimin e Sir Alex kur ka mësuar lajmin e transferimit të tij te Tottenham.

“Më kanë ardhur shumë letra nga tifozët dhe një ditë më ka ardhur një e gjatë nga Ferguson.

Më ka masakruar, më ka shkruar ‘bastard i trashë dhe i shëndoshë’. Më ka thënë se ai mund të shkonte te Real Madrid ose Barcelona, por zgjodhi klubin më të madh në botë. Dhe nuk më ka folur më për gjashtë vite”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat