Totti godet përsëri

Futboll

Totti godet përsëri

Më: 29 shtator 2021 Në ora: 17:47
Totti godet përsëri

Legjenda e Roma-s, Francesco Totti, i ka shtuar një talent të Barcelona-s “skuderisë” së tij.

Totti s’ka pak që ka hapur një agjenci për menaxhimin e lojtarëve dhe goditja e tij e fundit ka qenë i riu i Barça-s, Toni Caravaca.

Lojtari i ekipit të dytë të katalanasve ka lajmëruar vendimin e tij për të nënshkruar me agjencinë e Totti-t.

“Gati të nis një fazë të re. Faleminderit për besimin. Grazie, familje”, ka shkruar lojtari në rrjetet sociale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat