Ronaldo thyen një tjetër rekord, shifra të çmendura

Futboll

Ronaldo thyen një tjetër rekord, shifra të çmendura

Më: 29 shtator 2021 Në ora: 23:17
Ronaldo thyen një tjetër rekord, shifra të çmendura

Vitet kalojnë, ai mbetet aty dhe mbetet i njëjti në kompeticionin e tij të preferuar.

Cristiano Ronaldo, veç tri pikëve që i dha Manchester United në fitoren e vuajtur 2:1 ndaj Villareal, këtë të mërkurë theu edhe një rekord.

Portugezi u bë lojtari me më shumë ndeshje në Champions League.

Image

Plot 178 herë ka luajtur ai në këtë kompeticion dhe kur zbriti në fushë ndaj Villareal tejkaloi Iker Casillas, legjendën e portës së Real, me të cilin ndante këtë rekord me 177 ndeshje.

Në total, Ronaldo ka luajtur në 193 ndeshje për kompeticionet ndërkombëtare për klube, ku ka shënuar 145 gola, ka dhënë 53 asiste dhe ndëshkuar vetëm një herë me kartonin e kuq.

Personalisht ai e ka fituar titullin e Champions plot pesë herë, një herë me Manchester United në vitin 2008 dhe katër herë të tjera me Realin e Madridit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat